Lajme

Zemaj: Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, i papërballueshëm për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 08 February 2022

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës është i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ky debat për shtrenjtimin e rrymës duhet të trajtohet me seriozitet dhe është më i rëndësishëm se sa votimet e disa pikave të rendit të ditës nga seancat e kaluara.

“ZRrE ka marrë një vendim në kundërshtim me krejt hapat e pritshëm që janë ndërtuar. Nuk e ka pritur rezolutën. Nuk e ka pritur ose dëgjuar zërin e qytetarëve edhe ata të cilët kanë protestuar e që kanë kundërshtuar. As ata s’janë mbi ligjin, ligji duhet të respektoj barazinë”, tha Zemaj.

-Advertisement-

Tutje, Zemaj tha se LDK e përkrah pjesën e debatit dhe votimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera