Lajme

Ky është numri i të vaksinuarve për 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 01 February 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit, ku ka njoftuar se për një ditë në Kosovë janë dhënë 4 mijë e 22 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës.

“Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforcuese dhe  doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera