Komenti i AAK-së te ZRRE-ja: Shtrenjtimi i rrymës i ndan qytetarët në baza etnike
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 01 Shkurt 2022
ZRRE ka pranuar komente edhe nga AAK-ja e Ramush Haradinajt, i cili ë ishte ndër më të zëshmeit që propozimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të mos miratohet.
Dje ishte afati i fundit kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë pranoi komentet mbi Shqyrtimin e Strukturës Tarifore për Konsumatorët e Rregulluar të Amvisërisë. Kanë dorëzuar komentet e tyre shumë palë, e ndër to edhe AAK, si parti opozitare.
Sipas raportit me komente nga AAK, nga kjo parti vlerësohet se raporti i ZRRE nuk pasqyron në mënyrë të drejtë dhe të qartë përballueshme tarifat e propozuara.
Nga AAK konsiderojnë se shtrenjtimi i energjisë elektrike, në masën e propozuar, bëhet i papërballueshëm për shumicën e familjeve në Kosovë.
Në komentet e kësaj partie dërguar ZRrE-së theksohet se diferencimi i konsumatorëve poashtu paraqet diskriminim dhe se del jashtë frymës së Kushtetutës. E kjo, sipas AAK-së, thellohet edhe më shumë kur diferencimi bëhet duke përjashtuar qytetarë, grupe etnike apo komuna të caktuara, duke aluduar kështu në rekomandimin e ZRrE-së për mospërfshirjen e komunave serbe në propozimet për ndarje tarifore, përmes së cilave u shtrenjtohet rryma një pjese të qytetarëve.
Ata kritikuan edhe përjashtimin e bizneseve si konsumatorë të mëdhenj.
AAK-ja ka kërkuar nga ZRRE që të rikthejnë në rivlerësim të plotë procesin duke vendosur objektiva mbi disa elemente.
“1.Përcaktimin e periudhës objektive për tejkalimin e krizës energjetike. 2.Analiza e plotë e procesit, duke reflektuar pasqyrimin real të gjithë faktorëve. 3.Përgatitjen e një procesi të harmonizuar dhe gradual, me strategjinë e energjisë dhe procesin e tranzicionit drejt stabilizimit të situatës energjetike, si dhe të ndërtojë strategji dhe planë të qarta për përfshirjen e Komunave (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok), në sistemin e pagesave dhe inkasimin e energjisë elektrike”, thuhet në raportin e komenteve të AAK-së.
Më 17 janar ZRrE ka publikuar një raport konsultativ në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që e kanë bërë për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.
Duke e marrë për bazë një zotim të Ministrisë së Ekonomisë se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për ata konsumatorë që nuk shpenzojnë më shumë se 600 kWh rrymë në muaj. Kësisoj, organi që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë thotë se mjetet e ndara nga Qeveria do ta shmangnin nevojën për rritjen e çmimit të rrymës për këtë kategori konsumatorësh, raporton Gazeta Express.
“Subvencioni i dhënë nga Qeveria efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve biznesorë të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë (deri në 600 kWh për muaj)”, thuhet në raportin e ZRRE-së.
Propozimi i ZRRE-së: Tarifat e energjisë elektrike bazuar në subvencionin e premtuar të Qeverisë. Çmimi i rrymës rritet për ata që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj.
Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.
Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...































