Lajme

Memli Krasniqi flet pas takimit me Escobar e Lajçak në ambasadën amerikane

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 01 February 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social ‘Faceboo’, ka thënë se kanë biseduar reth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshje finale nëmes të dy shteteve.

Sipas tij marrëveshja duhet që të sigurojë njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe rendin kushtetues, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Sot, në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, takova Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.  Diskutuam për zhvillimet politike në shtetin tonë dhe për rolin e Partisë Demokratike të Kosovës si udhëheqëse e opozitës në vend. PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues”, ka shkruar Krasniqi në një postim në “Facebook”.

Dy emisarët po qëndrojnë nga dje në Kosovë, ku kanë takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera