Lajme

Berisha tregon kush loboi që ai të shpallet “non-grata” nga SHBA, e lidh edhe me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 27 January 2022

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se Gorge Sorros ka qenë lobues që ai të shpallet “non-grata” nga SHBA-ja.

Berisha ka qenë i ftuar në Context, në ATV ku ndër të tjera ka folur edhe për sanksionet që SHBA i ka vendosur atij dhe familjes së tij.

“Shpallja ime “non-grata” është një diktim i lobimit korruptiv të George Sorrosit dhe Edi Ramës pa asnjë provë dhe interes. Dhe fatmirësisht këtë nuk e them vetëm unë por ia thanë sekretarit amerikan edhe kongresmen”, tha Berisha.

-Advertisement-

“Unë kam deklaruar publikisht që George Soros të shpallet “non grata”. Edi Rama është njeriu më i pushtetshmë duke u krahasuar edhe me Ramiz Alinë dhe këtë ndihmë e ka nga Sorros”, tha ndër të tjerash Sali Berisha.

Berisha gjithashtu ka përsëritur se edhe kundërshtimi i tij për ndryshim kufijsh të Kosovës ka qenë një nga faktorët e këtij penalizimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera