Lajme

IKSHPK: Omicron më ngjitës se Delta, mund të rrisë hospitalizimet

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 27 January 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se variant Omicron i COVID-19 është më pak i rëndë se ai Delta, por më ngjitës dhe mund të rrisë hospitalizimet.

Nga IKSHPK është thënë se ndikimi i këtij varianti aty ku vaksinimi është më i ulët ende nuk është parë, por masat parandaluese, duke përfshirë këtu edhe vaksinimin ofrojnë mbrojtje kundër të gjitha varianteve.

“Njerëzit që janë të vaksinuar kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të rëndë COVID-19, duke përfshirë variantin Omicron”, thuhet nga IKSHPK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera