Lajme

Ramush Haradinaj ka disa pyetje për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 25 January 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka parashtruar disa pyetje publike Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti.

Gjithashtu, deputeti i AAK-së ka pyetur qeverinë se pse e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë.

-Advertisement-

“Pse p.sh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit?”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, ai pyeti qeverinë se pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik dhe se a e ka bërë një gjë të tillë nga mosdija apo me qëllim.

Në kuadër të këtij postimi i pari i AAK-së ka bashkangjitur edhe një garfikon ku shihet shkëmbimi energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë në tre vitet e fundit.

Ku shihet se në vitin 2021 shkëmbimi Kosovë – Shqipëri ka rënë dukshëm, nga 100,086 MWh sa ishte në vitin 2019, ka rënë në 706 MWh në vitin 2021./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera