Lajme

Bie nga skelet në vendin e punës, përfundon në QKUK, policia arreston pronarin

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 24 January 2022

Një burrë në Prishtinë ka rënë nga skelet në vendin e punës, derisa nga lëndimet e marra ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë ai gjendet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa policia ka arrestuar pronarin i cili pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Viktima mashkull  kosovar, për deri sa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga skelet dhe është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Është arrestuar pronari i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera