Lajme

A do të ketë shkarkime në RTK? Drejtori i Bordit: Jemi në mbledhje

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 19 January 2022

Sot në media u raportua se Bordi i RTK-së është duke mbajtur mbledhje ku po diskutohet mundësia për një sërë shkarkimesh të menaxhmentit aktual të televizionit publik.

Drejtori i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini në një përgjigje për Gazetën Express, as nuk e konfirmoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë. Ai tha se aktualisht janë në mbledhje.

“Jemi në mbledhje tani”, tha Boletini shkurt.

-Advertisement-

Në media u raportua se në mesin e tyre pritet të jetë edhe shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm, Ngadhënjim Kastrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera