Ministria e Ekonomisë zoton 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 18 January 2022
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka zotuar 75 milionë euro për sunvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset
“Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e ministries.
Sipas ministrisë, subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.
Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, qëllimi primar i subvencionit të ndarë nga Qeveria e Kosovës është për të mbrojtur veçanërisht konsumatorët e ndjeshëm nga ndikimi i çmimeve më të larta të energjisë elektrike, transmeton Klankosova.tv.
Komunikata e plotë nga ministria e Ekonomisë:
“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), institucion i pavarur përgjegjës për përcaktimin e tarifave që pasqyrojnë koston për konsumatorët fundor, ka lëshuar Raportin e saj Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të Tarifave të Energjisë Elektrike.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e tremujorit të fundit të vitit 2021, kur Kosova është dashur të importojë energji elektrike për të furnizuar konsumatorët me energji elektrike mbi nivelin që mund të sigurohet nga kapaciteti gjeneruese vendore dhe për të plotësuar rritjen e kërkesës si pasojë e motit të ftoftë. Kostoja e furnizimit me energji elektrike nga importet është ngritur ndjeshëm, duke ndikuar edhe në koston e energjisë.
ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KËh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën për 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KËh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KËh do të reflektonin çmimin e importit.
Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike.
Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.
Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, qëllimi primar i subvencionit të ndarë nga Qeveria e Kosovës është për të mbrojtur veçanërisht konsumatorët e ndjeshëm nga ndikimi i çmimeve më të larta të energjisë elektrike.
Të tjera
-
ZRrE shqyrton të hyrat e lejuara për Termokosin
Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), ka shqyrtuar raportin m...
-
Ky është i dyshuari për thẹrjen e katër personave në Ferizaj ishte dënuar me 15 vjet për vrạsjen e gruas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në Ferizaj. Një burrë dyshohet...
-
Hoti: Qindra miliona euro i mungojnë ekonomisë së Kosovës pasi Qeveria Kurti s’realizoi investimet e planifikuara
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti sërish ka kritikuar qeverinë Kurti, shkruan ...
-
Kaja Kallas paralajmëron vizitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Shefja e ardhshme e diplomacisë Evropiane Kaja Kallas ka paralajmëruar vizitë...
-
Specialja zhvendos në dhjetor datat e gjykimit në rastin ndaj Haxhi Shalës e të tjerëve
Dhomat e Specializuara në rastin ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet B...
-
KQZ anëtarësohet në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone (RECEF)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është pranuar njëzëri anëtari m...
-
Nis demonstrimi i FSK-së në kuadër të ushtrimit “Ujku i Çeliktë”
Në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës të Gjakovës ka nisur demonstrimi dhe ...
-
Burri lajmëron në polici gruan: Hyn në rrjetet e mia sociale
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Shkodër. Burri ka kallëzuar në polici g...
-
61 aksidente gjatë të hënës
61 aksidente në trafiku janë regjistruar dje, në vend. 21 nga to janë me t...
-
E konfirmon Prokuroria Speciale: Ministrja Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot ka shkuar për t’u marrë në pyet...
-
Arrestohet i dyshuari për thẹrjẹn me thịkë në Ferizaj, dje u prangos personi i gabuar
Një person dyshohet se dje theri me thikë katër persona në Ferizaj. Prokur...
-
Deputetët opozitarë dorëzojnë kallëzim penal ndaj ministres Nagavci
Deputetët opozitarë kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, A...