Deputetët e LVV-së u mburrën se Brezovica iu kthye shtetit, por ky vendim ishte marrë nga AKP-ja në vitin 2020
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 18 January 2022
Ditëve të fundit pati reagime të shumta, e sidomos nga deputetët e LVV-së, të cilët mburreshin se si për herë të parë pas 22 vitesh Brezovica iu kthye institucioneve të Kosovës.
Ani pse ky është një vendim që u mor nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në dhjetor të vitit 2020, deputetët e kësaj partie nisën të mburreshin me këtë vendim vetëm pasi u raportua nga mediat në muajin janar, shkruan Gazeta Infokus.
Me 22 dhjetor të vitit 2020, AKP-ja kishte marrë vendim për vendosjen e “NSH Inex Sharr Pllanina Brezovica” nën administrimin direkt të AKP-së.
Ishte deputetja, Fjolla Ujkani e para ajo e cila e përdori këtë për tu mburrur duke thënë se pas 22 vitesh për herë të parë Brezovica, nuk do të menaxhohet nga strukturat paralele serbe, por nga shteti i Kosovës, duke bërë këtu me hashtag #qeveriaKurti.
Derisa me 17 janar, ky institucion njoftoi se është emëruar bordi i ri dhe se ka filluar punën ‘Ndërmarrja Shoqërore Brezovica’, për një vendim i cili ishte marrë në vitin që lamë pas.
“Fillon punën Ndërmarrja Shoqërore Brezovica Prishtinë – Më 13 janar 2022 Bordi i Drejtorëve i AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë (6) anëtarëve. Kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së ishte vendosur më parë nën Administrim Direkt të AKP-së më 22 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e AKP-së./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hapet konkursi për Drejtor të Qendrës së Studentëve dhe të Inspektoratit
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar ...
-
Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës sa më shpejt
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar nga Bashkimi Ev...
-
Nesër Bislimi takon emisarin Lajçak
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nesër do të ketë një takim me...
-
Përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiq, Kurti: Do të intensifikohet lufta hibride ndaj Qeverisë
Kryeministri Albin Kurti ka folur për përgjimin e radhës që u publikua për sh...
-
Biseda telefonike Radoiçiq – Kusari-Lila, koordinohen për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses
Millan Radoiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit p...
-
Tragjedia nga përmbytjet, Gërvalla kërkon të ndahen 200 mijë euro për solidarizim me Bosnjën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka kërk...
-
Si shkoi seanca e sotme gjyqësore për Banjskën?
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot u mbajt seanc...
-
Miratohet Projektligji për Shërbimet e Pagesave
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur pasi Qeveria e...
-
Afro 800 punëtorë ende pa paga në Viti, kryetari “selam” Muratit: Qiti paret, lej llafet!
Sot shënon data 9 e muajit tetor e punëtorëve të arsimit në Komunën e Vitisë...
-
Kurti: Pensioni bazik u rrit në 120 euro, puna jonë për mbështetjen e pensionistëve s’përfundon këtu
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 223 të Qeverisë së Kosovës...
-
Kurti: Vendkalimet tjera për mallrat serbe do të hapen kur të pajisemi me skanerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot në Leposaviq për të parë s...
-
Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka tregu...