Lajme

ZRRE propozon tre-katër nivele çmimesh të energjisë elektrike: nga 9 për qind në 200 për qind

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 17 January 2022

Në raportin për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave, që e ka lëshuar për konsultim publiK (pa e saktësuar datën e as ditën kur do të nis dhe sa do të zgjatë konsultimi publik, ZRRE thotë se rritja 9 për qind e rrymës reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike, pas rritjes së çmimeve të importit të energjisë.

“Propozimi ynë është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kWh të konsumatorëve shtëpiak”, thuhet në raport.

Ky është niveli i parë i ngritjes së çmimit të rrymës. Niveli i dytë është, siç thuhet në raport, niveli i konsumit mbi 600 kWh (që është numri absolutisht më i madhi i konsumatorëve të rrymës në Kosovë) që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, furnizohet me tarifë prej 0.21 eur/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë. Kjo i bie saktësisht 2 herë më shtrenjtë se çmimi aktual, i cili është 0,07eur/kWh, ose 200 për qind ngritje e çmimit të tashëm të rrymës.

-Advertisement-

Ngrita e çmimit në 0.09 euro/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët (niveli i tretë), nuk është shumë e ndjeshme, por dihet nga shumë hulumtime të deritashme se kosovarët janë të paktë që shfrytëzojnë tarifën e ulët që vlenë vetëm në orët e vona të natës, por edhe shumë konsumatorë me vështirësi gjenden të orëmatësit e ri për të aplikuar këtë tarifë.

Sipas këtij propozimi, fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritet për 2.29 euro në muaj, ndërsa fatura me konsum deri në bllok për 3.06 euro në muaj.

Ndërsa niveli i katërt, siç potencohet në raport është “Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kWh rritet për 26.98 euro, ndërsa për konsum mujor prej 1000 kWh me 50.89 euro”.

Dhe ky është numri absolutisht më i madhi i konsumatorëve kosovarë që do t’i godet kjo rritje çmimi i rrymës.

Praktikisht, niveli 3 dhe 4 i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike vlenë për një numër fare të papërfillshëm të kosovarëve, ndërsa niveli 2 vlenë për pjesën dërmuese të banorëve të Kosovës, konsumatorë aktual të energjisë elektrike. Këto nivele çmimesh të propozuara në ZRRE janë bërë, siç thuhet në raport “që kostot shtesë të mbulohen përmes një strukture tarifore me dy blloqe, të ndara në kufirin 600 kWh pasi që deri në këtë nivel të konsumit mujor konsumatorët mund të furnizohen nga kapacitetet vendore dhe me tarifë mesatare të ngjashme me tarifën ekzistuese”. “Në këtë mënyrë, tarifat për konsumin në bllokun e parë reflektojnë koston mesatare të ofrimit të energjisë elektrike nga kapacitetet vendore. Ndërkaq për konsumatorët që konsumojnë mbi 600 kWh duhet importohet energji pasi që kjo nuk mund të ofrohet nga kapacitetet vendore. Rrjedhimisht tarifa për këta konsumatorë duhet të reflektojë çmimin e importit për energjinë e konsumuar mbi 600 kWh”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera