Lajme

Edhe Ramush Haradinaj pro Kurtit: Referendumi në Serbi është sulm flagrant mbi sovranitetin e kushtetutës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 14 January 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me votimin e serbëve të Kosovës në referendumin e Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj tha se ky është një sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin e kushtetutës së Kosovës.

“Pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin e kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufcën, sot janë takuar me ambasadorët e QUINT-it.

Kurti ka folur shkurt për mediat pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, duke thënë se tri institucionet kyçe të shtetit do të dalin me komunikatë të përbashkët gjatë ditës, duke mos dhënë detaje më shumë.

Gjithashtu, lidhur me këtë i pari i ekzekutivit ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, nesër me fillim nga ora 14:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera