Lajme

Përparim Rama flet për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me Covid

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 13 January 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, edhe pas infektimit me COVID-19

Ai ka deklaruar se është duke punuar nga shtëpia dhe se edhe një pjesë e kabinetit të tij ka dalë pozitiv me koronavirus.

“Jam mirë shumë, nuk kam simptoma, jam totalisht në gjendje të mirë shëndetësore, kam punuar tërë ditën nëpërmjet internetit, kam pasur takime të shumta në platformën ‘Zoom’. Më shumë kam punuar sot, sesa po të isha në zyrë pa pengesa të mëdha. Duhet t’u përshtatemi rregullave, pasi varianti Omicron nuk duket se është më i rrezikshëm se variantet tjera, mirëpo infektimi me të është më i shpejtë, për këtë arsye izolimi është më se i nevojshëm. Kam vendosur mjete punuese dhe punoj prej shtëpisë”, ka deklaruar Rama.

-Advertisement-

I pari i kryeqytetit tha se kjo është hera e tij e dytë e infektimit me COVID-19.

“Arsyeja se pse e kam bërë testin ishte se dikush nga kabineti nuk është ndierë mirë dhe u kam kërkuar menjëherë të gjithëve të bëjnë teste. Normalisht, disa prej tyre kane dalë pozitivë, të gjithë janë në izolim. Kjo është hera e dytë që unë prekem me COVID-19, edhe para dy vjetësh isha i prekur, edhe pse i kam tri vaksina kundër koronavirusit, dola sërish pozitiv, por ato si duket më mbrojnë nga eskalimi i gjendjes shëndetësore”, ka deklaruar Rama në KlanKosova.

Rama ka thënë se edhe pse një pjesë e stafit janë me COVID-19, punët në Komunën e Prishtinës të gjitha janë duke u zhvilluar në formë të rregullt.

Numri një i Prishtinës ka thënë se javën e ardhshme do të plotësojë kabinetin e tij.

“Jemi të gatshëm ta forcojmë kabinetin, për shkak të aspekteve politike na duhet shumica në asamble, jemi në koordinim me partnerët e mundshëm ta bëjmë koordinimin e plotë. E kam përmendur, na duhet staf profesional, për këtë arsye jemi në pritje ta kemi stafin profesional, që do të marrë detyrat në kabinetin tonë. Jam optimist se gjatë javës në vijim do ta bëjmë publik kabinetin tonë”, ka deklaruar Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera