Sport

Kosova, organizatore e ndeshjeve të Kampionatit Evropian në konkurrencën e femrave dhe meshkujve

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 12 January 2022

Kosova do të jetë nikoqire e përballjeve të Grupit I respektivisht E, në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19 femrat dhe U22 meshkujt.

Sa i përket konkurrencës së femrave, Kosova organizon ndeshjet e Grupit I, ku bën pjesë së bashku me Turqinë, Estoninë dhe Hungarinë, teksa takimet luhen mes datave 7-11 prill 2022.

Garojnë volejbolliste të lindura më 2004 ose më të reja.Në konkurrencën e meshkujve, Kosova organizon ndeshjet e Grupit E teksa, përveç ‘Dardanëve’, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani, me ndeshjet që luhen mes datave 19 dhe 23 maj.

-Advertisement-

Garojnë volejbollistë lindur më 2001 ose më të rinj.Të qenurit nikoqire e këtyre dy evenimenteve jashtëzakonisht të rëndësishme për volejbollin evropian, për Kosovën është arritje në vete, marrë parasysh konkurrencën e madhe të shteteve për të fituar të drejtën e organizimit të këtyre garave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera