Lajme

Përsëri alarm për mjet shpërthyes në stacionin e autobusëve në Prishtinë, evakuohen qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 07 January 2022

Për herë të tretë brenda disa javësh policia e Kosovës po pranon telefonata për mjet shpërthyes në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Edhe sot në orën 12:30 policia ka pranuar një telefonatë të tillë.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë pjesë dhe është bërë evakuimi i qytetarëve.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Derisa kjo është hera e tretë që policia pranon telefonata të tilla për mjete shpërthyese në këtë hapësirë, mirëpo këto njoftime dolën të rreme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera