Lajme

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë gjatë vitit 2022

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 02 January 2022

Qeveria e Kosovës synon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan thotë se janë të gatshëm që kjo të ndodhë edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë nga Serbia sesa nga Kosova meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshja që nuk e nënkuptojnë si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht që nuk janë të pranueshme për ne por edhe nuk janë të dobishme për askënd”.

-Advertisement-

Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dyja shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen evropiane.

“Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane por këtë nuk do të mund ta bëj pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime evropiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevojitet një normalizim i plotë me Serbinë”.

Por për kryeministrin Kurti, Serbia ka dilema sa i përket integrimit të saj në BE.

“Serbia ka dilema meqë ka marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Rusinë, blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik, Gazpromi ka 50% të industrisë së naftës në Serbi dhe gjithashtu 51% të basenit më të madh të gazit në Banaskit Vor në Vojvodinë, pra ata kanë dilema ndërsa ne jemi të qartë në rrugën tonë evropiane dhe europerëndimore”.

Kosova vitin e ardhshëm sipas kryeministrit Albin Kurti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera