Lajme

Ministrat e Kurtit miratojnë Projektligjin për Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 29 December 2021

Ministrat e Qeverisë Kurti gjatë mbledhjes së sotme kanë miratuar Projektligjin për Qeverinë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se deri tani kemi pasur qeveri, por jo edhe ligj për të.

“Deri tash ne kishim qeveri, por asnjëherë ligj për veten. Pra kishim qeveri që sponsorizon projektligje, por asnjëherë s’e kishte një të tillë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gjatë kësaj mbledhje është miratuar edhe projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

“Rëndësia e këtij projektligji është evidente. Projektligji pasohet nga opinionin e komisionit të Venecias”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se marrë parasysh që projektligji qe një kohë të gjatë nuk është miratuar në Kuvend është mbajtur një tryezë për këtë çështje e është arritur paraprakisht konsensusi politik. Sipas tij, në projektligj janë përfshirë komentet e bëra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera