Uncategorized

Ferran Torres mbërrin në Barcelonë, zyrtarizimi çështje orësh

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 27 December 2021

Tashmë mund të quhet një marrëveshje e mbyllur dhe për t’i vënë kapak mungon vetëm zyrtarizimi.

Ferran Torres ka udhëtuar drejt Barcelonës aty ku në orët e ardhshme do të shndërrohet futbollisti më i ri i klubit blaugrana. Marrëveshja mes Manchester City-t dhe Barcelonës është mbyllur për shifrën e 55 milionë eurove, plus bonuset ndërkohë që transferimi do të jetë me efekt të menjëhershëm dhe ish-sulmuesi i Valencias mund të debutojë me Barçën që në fillim të janarit. Një përforcim i rëndësishëm ky i Ferran Torres për Barcelonën me Xavin që kënaqet nga drejtuesit dhe do të ketë një alternativë më në sulm, aty ku Barça ka vuajtur më shumë gjatë këtij sezoni.

-Advertisement-

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy