Lajme

Në 32-vjetorin e LDK-së hapet ekspozita me fotografi të Ibrahim Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 23 December 2021

Qindra fotografi të etapave të ndryshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë ekspozuar në 32-vjetorin e themelimit të saj.

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, gjatë ditës është hapur kjo ekspozitë me fotografi të më shumë se tri dekadave të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetë të tjerë kanë marrë pjesë në hapjen e kësaj ekspozite me fotografi të Adnan Ruhanit.

-Advertisement-

Autori i saj, që nga vitit 1991 ka përcjellë të gjitha aktivitetet e LDK-së dhe ish-presidentit Rugova.

“Unë zakonisht flas me fotografi, kështu që ju falënderoj shumë. Në të ardhmen shpresoj të bëjë edhe disa ekspozita të mrekullueshme”, u shpreh ai shkurt.

Autori i shkrimit kuratorial me titullin “Shtrëngim duarsh”, Naser Shatrolli tha se fotografi paraqet jetën kronologjike të tij. Ai theksoi se Adnan Ruhani është fotografi i fundit i ish-presidentit Rugova.

“Duke nxjerrë në dritë, terrin e një historie të trishtuar. Nëpërmjet fotografisë si mjeti më i përdorur dhe më i sofistikuar në korrelacion me teknologjinë dhe lajmin e dhënë. Adnani mbetet njëri nga ekranet më të rëndësishme në 30 vjetët e fundit. Në fushën e tij, mund të karakterizohet epik në qasje, poetik në shprehje, karizmatik në momentin e shkrepjes. Përveç pozicionit të tij si fotograf, ai ka ndjekur në vazhdimësi sharmin e hapave të një njeriut me shall, protagonist i besës dhe shpresës. Duke i kapur momentet më intriguese të njeriut të buzëqeshur për të cilën sot enkas po hapim këtë ekspozitë me fotografi të etapave të ndryshme”, ka thënë ai.

Ndërsa, Safet Zejnullahu nga Qendra për Informim të Kosovës tha se kjo ekspozitë paraqet një histori të tërë, ku vështirë ka qenë edhe ruajtja e fotografive.

“Pa të cilën nuk do të funksiononte shtylla më e rëndësishme ajo e komunikimit me publikun, ajo e informimit të botës se çfarë po ndodhë në Kosovë. Jemi në një periudhë të territ informativ, të informuar nga Serbia nga media e shkruar dhe një periudhë e aparteidit në fushën e mediave të televizionit dhe radios. Në këtë pikë QIK e ka kryer punën e vet më të mirë të mundshme, me publiket ditore, ofrimin e fotografive aty ku mund të depërtohej. Pa harruar këtu kontributin e Adnanit”, tha ai.

Në këtë ekspozitë, përfshihen shumë fotografi me personalitete ndërkombëtare, artistë, sportistë e aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky aktivitet është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera