Lajme

Presidentja Osmani para deputetëve: Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës amerikane

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 17 December 2021

Presidentja Vjosa Osmani në adresimin vjetor para deputetëve ka folur për angazhimin e saj si udhëheqëse e politikës së jashtme përgjatë vitit 2021. Osmani tha se Kosova është projekti më i suksesshëm dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane.

“Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh. Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë sepse ajo këtë vit e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme prandaj pata nderin që me krenari ta prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden. Vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin euro-atlantik”, tha Osmani.

Ajo falenderoi presidentin Biden për ndihmën gjatë pandemisë me vaksinat anti-Covid

-Advertisement-

“Ndihma më e madhe na erdhi nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden duke na dhuruar gjysmë milioni vakisna. Duke i falenderuar qytetarët i lus ata që ta marrin edhe dozën e tretë që njihet si doza përforcuese. Sikur shumë herë gjatë historisë ne gjejmë forcë për të qëndruar së bashku për të mirën e Republikës”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera