Rozë

Arjola zbulon pse ka hyrë në BB VIP: Nënvlerësimi kundrejt meje ka qenë…

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 16 December 2021

Arjola Demiri ka qenë prej disa ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të debateve të ashpra që ka pasur me Donald Veshajn. Gjatë mbrëmjes së djeshme, aktorja e njohur ka biseduar me Ilirin, ku ka zbuluar arsyet se pse ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Biseda mes Arjolës dhe Ilirit:

Arjola: Unë kam ardhur për dy arsye, të parën e kam konsumuar edhe e dyta ngelet pa u shpjeguar dhe nuk jam e mërzitur që po thuhet fjala viktimizim se vetëm ja rrisin vlerën asaj që do të them unë.

-Advertisement-

Iliri: Kur të viktimizojnë ty,viktimizojnë një kategori të tërë

Arjola: Po e vërtetë,edhe ajo kategori që është si e imja ka nevojë për forcë,ka nevojë për inspirim. Ajo që më bën për të qeshur shumë është se nënvlerësimi kundrejt meje ka qenë shumë i madh edhe kanë bërë shumë gabim

Iliri: Nuk ka qenë nënvlerësim, ata kanë menduar se ti ishe në anën e tyre edhe kur i ke dalë bllokadë në konceptin tënd kjo ka krijuar çudi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera