Konjufca priti në takim një delegacion të Kuvendit të Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 14 December 2021
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, sot ka pritur në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, i cili shoqërohej nga deputetët Anila Denaj, Arben Pëllumbi, Gerta Duraku, Benet Beci, Alqi Bllako dhe ambasadori Qemal Minxhozi me bashkëpunëtorët e tij, njofton zyra për media e Kuvendit.
“Në takimin e ngrohtë dhe tejet vëllazëror, diskutimi u përqendrua në konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ekonomik, kulturor, arsimor, si dhe domosdonë e thellimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Kryetari Glauk Konjufca vuri në pah kontributin e madh të Shqipërisë për Kosovën dhe, pasi shprehu mirënjohje të lartë, theksoi se do të punojmë në intensifikimin e raporteve mes parlamenteve tona, si dhe kërkoi një strategji të përbashkët kundër përpjekjeve të Serbisë për ta sfiduar Kosovën në mekanizmat parlamentarë evropianë. Meqë jemi një komb, kemi nevojë të jemi shumë më afër njëri-tjetrit për t`i përballuar sfidat që kemi përpara në raport me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe integrimet evropiane, tha kreu i Kuvendit”, thuhet në komunikatë.
Nga ana e tij kryetari i GP të PS, Taulant Balla, premtoi bashkëpunim konkret në të gjitha nivelet, duke u shprehur se Shqipëria do të pozicionohet gjithherë në interes të faktorit shqiptar.
Bashkëbiseduesit po ashtu vlerësuan se Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë duhet t’i shërbejnë heqjes së të gjitha barrierave eventuale burokratike, unifikimit të qëndrimeve karshi nismave rajonale dhe bashkërendimit të hapave në rrugëtimet integruese.
Në këtë frymë ata konstatuan se takimet e tilla janë padyshim tregues i bashkëpunimit të ngushtë politik dhe u pajtuan që ai të shtrihet në të gjitha fushat, si dhe t`i shërbejë forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

T� tjera
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...





























