Lajme

Ambasadori Abott rikonifirmon vazhdimin e përkrahjes britanike ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 10 December 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate, në të cilën bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Gjithashtu në këtë takim Abott ka konfirmuar partneritetin mes dy vendeve dhe vazhdimin e përkrahjes së gjithanshme ndaj Kosovës në fusha të ndryshme zhvillimore, si dhe në proceset integruese.

-Advertisement-

“Kryetari Glauk Konjufca, edhe me këtë rast, falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, e në veçanti Kuvendit dhe trupave të tij përcjellëse”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera