Lajme

Qeveria vendos që profesorët dhe mjekët të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 10 December 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj është paraparë dhe vjen si përgjigje ndaj historisë me korrupsion të zyrtarëve.

“Shumë zyrtarë janë pasuruar në mënyrë të pajustifikuar dhe të paligjshme”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka shpalosur këtë projektligj para kabinetit qeveritar si dhe ka bërë të ditur se listës për deklarim të pasurisë i janë shtuar mjekët e licensuar dhe profesorët e universiteteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera