Lajme

Udhëheqësit e NATO-s takojnë komandantin e KFOR-it në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 09 December 2021

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer së bashku me komandantin suprem të aleancës për Evropë, gjeneralin Tod D. Wolters kanë zhvilluar një vizitë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë kësaj vizite ata kanë takuar komandatin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari me të cilin kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer së bashku me komandantin suprem të aleancës për Evropë, gjeneralin Tod D. Wolters kanë bërë një vizitë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Gjatë vizitës, Admirali BAUER dhe gjenerali WOLTERS u takuan me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc KAJÁRI, i cili i njoftoi me zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në “Facebook”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera