Lajme

Anulohet vizita e zëvendësministrit Sallahu në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 09 December 2021

Është anuluar vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu që duhej të realizohej sot në Shkup.

“Për shkak të angazhimeve te zëvendësministrit të Kosovës, takimi do të mbahet ditët në vijim”, thanë nga MD e Maqedonisë së Veriut për TV21.

Sallahu duhej të takohej sot me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Agim Nuhiu.

-Advertisement-

Në kuadër të vizitës së Sallahut ishte paraparë edhe vizitë në Burgun e Idrizovës, ku vuajnë dënimin të burgosurit në rastin “Kumanova”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera