Lajme

Kurti nga Brukseli flet për liberalizmin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 07 December 2021

Kryeministri Kurti është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varheyli me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës në MSA. Kurti ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se beson që BE-ja do ta mbajë premtimin.

“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi mbi progresin e Kosovës në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe besojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin. Integrimi në BE s’ka alternativë. Ne jemi të motivuar për të vazhduar reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera