Sot Kuvendi pritet t’i votojë anëtarët e Bordit të RTK-së
Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 06 December 2021
ot Kuvendi mban seancë plenare, në të cilën në rend dite janë disa pika. Pika e fundit është votimi i anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Ndryshe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, në bazë të neneve 67 dhe 71 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të nenit 26 të Ligjit 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës, në mbledhjet e mbajtura me 27.09, 08.10, 22.10, 28.10, 08.11, 11.11, 12.11, 15.11, 16.11 dhe 17.11.2021, zhvilloi procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqet këtë:
I. I rekomandohet Kuvendit për votim lista e kandidatëve për tetë (8) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar dhe për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, të radhitur sipas rezultateve të poentimit.
II. Për katër (4) pozita për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, propozohen për votim tetë (8) kandidatë, si në vijim:
1. Driton Hetemi,
2. Besnik Boletini,
3. Ejup Gojnovci,
4. Safet Kabashaj,
5. Bekim Sele,
6. Petrit Çollaku,
7. Enis Halimi dhe
8. Gazmend Vitaku.
Kuvendi prej tetë (8) kandidatëve të propozuar zgjedh katër (4) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
III. Për katër (4) pozita për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e gjinisë femërore, propozohen për votim tetë (8) kandidate, si në vijim:
1.Fatime Lumi Qehaja,
2. Arta Berisha,
3. Albulena Mehmeti,
4. Jehona Ademaj-Sejdiu,
5. Shukrije Rama,
6. Mejreme Krasniqi – Sadiku,
7. Mihane Nartilë Salihu Bala dhe
8. Teuta Hoxha – Morina.
Kuvendi prej tetë (8) kandidateve të propozuara zgjedhë katër (4) anëtare të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
IV. Për një (1) pozitë të anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, propozohen për votim dy (2) kandidatë, si në vijim:
1. Mihailo Scepanovic dhe
2. Nelica Veljkovic.
Kuvendi prej dy (2) kandidatëve të propozuar zgjedhë një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
V. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, bëhet me votim të fshehtë.
VI. Mandati i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës bëhet me short, katër (4) anëtarë të Bordit të RTK-së do të emërohen me mandat dy (2) vjeçar, dy (2) anëtarë me mandat tre (3) vjeçar dhe tre (3) anëtarë me mandat katër (4) vjeçar.
VII. Arsyetimin e këtij rekomandimi e paraqet deputeti, Armend Zemaj, kryetar i Komisionit Ad-hoc.
Radiotelevizioni i Kosovës, në pajtim me nenin 26.2.1 të Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës, ka bërë shpalljen publike për zgjedhjen e nëntë (9) anëtarëve të Bordit të RTK-së, tetë (8) anëtarë nga komuniteti shumicë shqiptar dhe një (1) anëtar nga radhët e komunitetit serb.
Kuvendi i Kosovës ka pranuar aplikacionet e 132 kandidatëve, 125 kandidatëve nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar, 5 kandidatëve nga radhët e komunitetit serb dhe 2 kandidatëve nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë për anëtarë të Bordit të RTK-së.
Komisioni Ad-hoc i themeluar me Vendim të Kuvendit, Nr. 08-V-073, datë 20 shtator 2021, në mbledhjet e mbajtura me 27.09, 08.10, 22.10, 28.10, 08.11, 11.11, 12.11, 15.11, 16.11 dhe 17.11.2021, ka shqyrtuar listën e kandidatëve dhe nga (132) kandidatë të cilët kanë aplikuar, ka intervistuar 91 kandidatë, për arsye se dhjetë (10) kandidatë kanë mbushur moshën 65 vjeçare, disa prej kandidatëve për arsye personale janë tërhequr nga kandidimi dhe nuk kanë marrë pjesë në intervistim, dymbëdhjetë (12) kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs dhe 2 kandidatë kanë qenë të komuniteteve tjera jo shumicë.
Në Bordin e RTK-së, aktualisht janë 2 anëtarë me mandat 3 vjeçar, një anëtar nga radhët e komunitetit serb dhe një anëtar nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.
Anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, zgjedhën nga Kuvendi i Kosovës, në bazë të nenit 26.2.4 të Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës.
Të tjera
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, i flet edhe për Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Serbi, ...
-
Raportohet për zjạrr në ashenshorin e Kullës Eifel, evakuohen turistët
Është raportuar për zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, ku më pas janë evakuu...
-
Moscertifikimi nga KQZ- Lista Serbe ka 48 orë kohë të ankohet në PZAP, nëse rrëzohet rasti shkon në Supreme
Lista Serbe dje nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shk...
-
Djali i Fadil Fazliut: Të presim në Kosovën heroike që ti i dhe aq shumë nga vetja jote
Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, që nga arrestimi i babit të tij i c...
-
Memli Krasniqi flet për hitin ‘’Simpatia’’, thotë se Edona Llalloshi ia huqi partisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar përfshirjen e këngëtares Edona...
-
Osmani uron festën e Krishtlindjes: Mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë e bashkimin – Gëzuar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes duke thën...
-
Ipeshkvi Gjergji uron Krishtlindjet: T’i lutemi Zotit të na mbush me paqe, gëzim dhe forcë
Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka uruar Krishtlindjes, duke thënë bërë thirrje q...
-
Vdẹs infermierja e QKUK-së, SHSKUK shpreh ngushëllime
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierj...
-
Radoniqi: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se m...
-
Kryeprokurori shqiptar Altin Dumani në Prishtinë, nënshkruhet marrëveshje mes SPAK-ut dhe Prokurorisë Speciale
Kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është takuar sot me kr...
-
Kjo rrugë në Kosovë është e pakalueshme për kamionët
Rruga Pejë – Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda, e për automjet...
-
Ellek: Vendimi i KQZ-së është sipas urdhrit të Kurtit, ne do të ankohemi
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka bërë të ditur dhe ka konfirmuar se...