Lajme

Ambasadori Weidinger konfirmon mbështetjen e Austrisë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 30 November 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, shkruan Gazeta Infokus.

Nga Kuvendi njoftuan se në këtë takim u bisedua për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona.

Kryeparlamentari Konjufca e falënderoi ambasadorin Weidinger për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit tonë.

-Advertisement-

“Kreu i Kuvendit, ndër të tjera, tha se Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta siç është projekti DEMOS, si dhe në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit drejtuar mediave.

Ambasadori Weidinger konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Austrisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet euro-atlantike.

Ndërkaq është njoftuar se në takim u bisedua edhe për procesin e dialogut me Serbinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera