Lajme

Mehaj krenohet me nënoficerët: Janë pikë qendrore për profesionalizimin e ushtarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 30 November 2021

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar lidhur me punën e shkollës se Nënoficerëve, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, shkruan Gazeta Infokus.

Mehaj ka thënë se nënoficerët janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësive taktike, si dhe profesionalizmit të ushtarëve.

“Ata me shkathtësitë e tyre taktike sigurojnë që komandat e skuadrave dhe togjeve të njësive tona, të shkëlqejnë në përmbushjen dhe arritjen e misionit”, ka shkruar ministri Mehaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka njoftuar se shkolla e Nënoficerëve e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes po vazhdon me sukses trajnimet e avancuara dhe certifikimin e nënoficerëve tanë liderë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera