“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi prekës i motrës së 33-vjeçarit që vdiq në Rugovë
Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 28 November 2021
Egzon Ademi, 33-vjeçar, humbi jetën në Rugovë pasi rrëshqiti nga një lartësi dhe ra në lum.
Lidhur me vdekjen e të riut ka shkruar edhe motra e tij e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se lajmi për vdekjen e vëllait e ka goditur si rrufe.
Në mesin e fjalëve emocionuese që ka shkruar, ajo ka përmendur edhe këngët që po përgatiste për dasmën e vëllait të saj, tashmë të ndjerë.
“Lajmi i zi – thonë – mbërrin shpejt, në të gjitha anët e Horizontit. Ndërsa dje, nga një Maje e Bjeshkëve të Nemuna, më kishte zgjedhur Zoti mua për të më sjellë një lajm të rëndë, për të më sjellë një gjëmë shpirti, një çarje zemre, një mal me dhimbje që s’mbahen dot; për të më sjellë në anë të botës një lajm të trishtë, një lajm të zi… Paske qenë ti o im vëlla në kryetitujt dhe kryelajmet që u shpërhapen si re të zeza- nëpër të gjitha horizontet, derisa erdhe më gjetën mua: më gjetën mua në anë të botës dhe më goditen si rrufe… Paske qenë ti o vëlla i motrës, që më solle lajmin e zi, e unë e shkreta po thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde. Vëlla i motrës vëlla…Zoti të bëftë pëllumb parajse dhe na takoftë atje bashkë, o i bukur im… o vëlla i motrës vëlla…Paske qenë ti o im vëlla! Lajmi i zi”, ka shkruar ajo.
Të tjera
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...