Lajme

Vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 26 November 2021

Ditën e sotme i është vendosur zjarri shtëpisë e 38-vjeçarit Klodian Çalamani në fshatin Grecalli të Fierit, i cili pak ditë më parë vrau me kazmë dhe groposi në oborr fëmijën e fqinjit, Mateo Vasiu 8-vjeç.

Krimi mabakër tronditi të gjithë vendin, ndërsa familja nisi mbledhjen e firmave për të kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.

Klodian Çalamani pas incidenteve në gjykatën e Fierit ditën që do të njihej me masën e sigurisë u dërgua në paraburgimin e Vlorës.

-Advertisement-

Çalamani ishte i papunë dhe jetonte kryesisht me ushqimet që i jepnin banorët e lagjes, si dhe familja Vasiu, së cilës i vrau djalin.

I mituri u denoncua nga familja si i zhdukur, ndërsa në orët e pasdites u zbulua i groposur në oborrin e 38-vjeçarit.

Ishte një kamer sigurie që zbuloi se Mateo kishte kaluar për herë të fundit pranë banesës së Çalamanit me biçikletën që i kishte dhënë ky i fundit.

Policia arrestoi menjëherë autorin, ndërsa para hetuesve ai pranoi krimin, duke thënë se fëmija e kishte sharë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera