“Nuk mundet autobusi të digjet aq shpejt”, flet pronari i njërës prej kompanive më të mëdha të transportit në Bullgari
Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 25 November 2021
Pronari i njërës prej kompanive më të mëdha të transportit në Bullgari, është i bindur se ka ndodhur diçka e çuditshme në tragjedinë e aksidentit, që la të vdekur 44 udhëtarë.
Sebahtin Ismail, i cili posedon autobusë të rinj Mercedes, ka shpjeguar për portalin bullgar “Haskovo” se, është e pamundur që një autobus si ai i Besa Trans, të digjet në një kohë kaq të shkurtër dhe të lër aq shumë viktima. Ismail pohon se të gjithë autobusët e prodhuar pas vitit 2018 dhe veçanërisht nga marka “Mercedes” kanë të instaluar sisteme sigurie me mjete anti-zjarr.
“Së pari autobusi ndalet, e dyta hapen të gjitha daljet, të gjitha dyert dhe dritaret e sipërme. Autobusi hyn në regjim të posaçëm dhe ai nuk ka se si të vazhdojë, nuk ka se si të ndodh që të mos hapen dyert dhe dritaret e sipërme. Nuk ka se si të digjet i gjithë autobusi, sepse autobusi shuhet vetë, nëse ka ndokund zjarr në sistemin i autobusit, deri sa të arrijnë zjarrfikësit, autobusi nuk mundet të digjet për kaq kohë të shkurt, është absurde, ka pasur eksploziv”, tha Sebahtin Ismail – transportues.
Gjithashtu ai tregon instalimin e zjarrfikësve në motor, daljet e sigurisë brenda autobusit, kamerat e kështu të cilat përdoren për njohjen e sinjalistikës rrugore me radhë. Nëse shoferin e zë gjumi, ulësja e tij fillon të dridhet dhe vetë automjeti reagon dhe kthehet në drejtimin e duhur shtoi ai.
“Aq shumë viktima nga një fatkeqësi e tillë ky nuk është incident i rënde po është i mesëm”, shtoi Sebahtin Ismail – transportues.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ka njoftuar që “Besa Trans” tani më nuk ka licencë për të punuar, për të transportuar pasagjerë. Përndryshe janë suspenduar dy doganierë, pasi të njëjtit nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të aksidentuar në Bullgari, i cili nuk ka pasur leje për një udhëtim të tillë.
Nga Doganat thonë se doganierët kanë shkelur nenin 49 të Ligjit për Transportin Rrugor.
Të tjera
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...