Philip Reeker’it i ndërrohet pozita, ky është posti që ka marrë
Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 23 November 2021
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket se është i vendosur për të ndërruar plotësisht skeletin diplomatik në Evropë. Përveç ambasadorëve të rinj që pritet të vijnë në Kosovë, Serbi, Biden ka vendosur njerëz të rinj në dy pozita kyçe në Zyrën Për Evropë dhe Azi në Departament të Shtetit, zyrë kjo që merret në mënyrë të veçantë edhe me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Në vend të diplomatit Philip Reeker në pozitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euro Azisë është emëruar Karen Donfried. Nga kjo pozitë e lartë që ka pasur në ‘State Departament’, Reeker është dërguar në ambasadën e SHBA-së në Londër si i ngarkuar me punë.
Kohë më parë nga Byroja për Europë dhe Eurazi ishte larguar edhe Matthew Palmer. Në vend të Palmer i cili ka ushtruar pozitën e zv. ndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe që ka qenë i dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor tashmë është emëruar, Gabriel Escobar. Palmer është dërguar në Bosnje e Hercegovinë për t’u marrë me reformën zgjedhore atje.
Përveç këtyre dy figurave që Biden ka vendosur t’i largojë nga skeleti i diplomacisë amerikane në Evropë dhe Ballkan, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur që të ndërrojë edhe ambasadorët në Prishtinë, Beograd.
Në Prishtinë do të vijë Jeffrey Hovenier pas largimit të Philip Kosnett nga pozita e ambasadorit, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë një nga emrat më të përfolur në rajon, që pritet të zë pozitën e ambasadorit të SHBA-së në Beograd, është Christopher Hill. Bazuar në përvojën që Hill ka me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos në raportet Kosovë-Serbi, pritshmëritë se diplomati amerikan do t’i lëvizë gjërat përpara janë shumë të mëdha.
Përveç këtyre emrave, Biden ka bërë lëvizje edhe në Washington duke e emëruar James O’Brien si koordinator për politikat e sanksioneve, ndërkohë i angazhuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor pritet që të jetë edhe një diplomat me përvojë si Michael Murphy.
Këta pesë emra po shihen si përzgjedhje speciale e Joe Biden për të shtyrë përpara dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...