Lajme

Sot e nesër mund të vaksinoheni edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 20 November 2021

Gjatë këtij vikendi, qytetarët e Kosovës mund të marrin vaksinën kundër COVID-19 edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kjo po bëhet në mënyrë që të zgjerohen mundësitë e vaksinimit kundër COVID-19 në sa më shumë qendra përmes ekipeve mobile.

“Me qëllim të zgjerimit të mundësive për vaksinim kundër COVID-19 në sa më shumë qendra dhe përmes ekipeve mobile, Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se gjatë kësaj fundjave (e shtunë dhe e diel, 20 dhe 21 nëntor), një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

-Advertisement-

Ekipi mobil i vaksinimit që do të jetë nga QKMF-ja e Komunës së Obiliqit, do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00.

“Gjatë ditës së sotme ndërkaq, krahas qendrave statike të vaksinimit, përmes ekipeve mobile mundësi vaksinimi është ofruar edhe në disa këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën e faljes së xhumasë”, thuhet tutje.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar ende apo nuk e kanë kompletuar vaksinimin me të dy dozat që ta bëjnë sa më parë këtë, ndërkohë që po bëhen përgatitjet që brenda disa ditësh të fillohet edhe me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera