Nait Hasani flet pas vizitës tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë, tregon për çka biseduan
Autori: Gazeta inFokus
08:29 | 20 November 2021
Ish-i burgosuri politik, Nait Hasani, ka folur për vizitën që u ka bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ai tha se atje po gjykohet lufta jonë për liri dhe se dënimi i tyre është dënim i lirisë dhe pavarësisë sonë.
“Ne njihemi që para luftës dhe bashkë kemi qenë pjesë e luftës dhe organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam ndjerë dhe ndjej mallë për ta. Atje po gjykohet lufta jonë për liri.Dënimi i tyre është dënim i lirisë dhe pavarësisë sonë, i shtetit tonë dhe i aleatëve tanë”, tha ai.
Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hasani i quajti të pavërteta.
“Unë i takova ata veç e veç dhe biseduam për situatat dhe gjendjen që e kanë brenda, por edhe për akuzat ndaj tyre. Asnjë vepër ne nuk e kemi bërë për ndërmarrje kriminale.Ato janë shpifje që i ka bërë Serbia dhe i ka miratuar Gjykata Speciale. Kjo tregon që është krijuar një gjendje që një ndërmarrje kriminale e ka bërë UÇK-ja ,e kjo nuk është aspak e vërtetë, është gënjeshtër”, u shpreh Hasani.
Ai tha se ish-krerët e UÇK-së në Hagë janë harruar nga institucionet.
“Ata thanë se për neve nuk është interesuar askush për një vit. Por, ata nuk mërziten, sepse ata janë të vetëdijshëm për veprën edhe punën e tyre që e kanë bërë për lirinë e Kosovës. Ata e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës, ata janë krenarë me punën dhe veprën e vet. Ata nuk kanë bërë krime, nuk kanë bërë gjenocid, nuk kanë bërë trafikim, prandaj ata kanë luftuar për lirinë e popullit të vet, kanë luftuar për shtetin e vet, ata e ndjejnë vetën mirë edhe aty. Por, është ndjenja e fajësisë e qytetarëve dhe shtetit tonë në mbrojtjen e tyre”, u shpreh tutje Hasani në Klan.
Hasani tha se ata e ndjejnë vetën mirë, edhe në aspektin shëndetësor janë mirë dhe se gjatë aktiviteteve ditore qëndrojnë së bashku.
Tutje, ai u shpreh se ish-krerët e UÇK-së i përcjellin zhvillimet në vend dhe u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që t’u dalin në mbrojtje siç i quajti ai ushtarëve tanë, njerëzve që kanë krijuar paqen dhe pavarësinë e vendit.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...


































