Sport

Barça merr vendim kundër vullnetit të Xavit, pritet largimi i yllit të madh të klubit

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 18 November 2021

Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Frenkie de Jong për të mbledhur para për transferime të reja, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

De Jong, 24 vjeçar, ishte një titullar nën trajnerin Ronald Koeman dhe pritej të ishte figurë e rëndësishme edhe nën trajnerin e ri Xavi Hernandez, por “Blaugranët” me sa duket janë të etur ta sakrifikojnë forcën e mesfushës për fuqinë t’i dhënë emra të rinj fazës së sulmit, përcjellë KosovaPress.

Gjiganti spanjoll ka së fundi ka bërë të ditur përmes drejtorit sportiv se klubi nuk ka fuqi financiare për të bërë blerje të reja në afatin kalimtar të janarit dhe se kjo mund të bëhet vetëm nëse ka shitje të lojtarëve aktual.

-Advertisement-

Kjo do të paraqes një problem mjaftë të madh për Xavin pasi ai ka për detyrë të fillojë ringjalljen e Barcelonës që ka përjetuar një nisje katastrofale të edicionit garues 2021/2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera