Horoskopi 18 Nëntor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 06:47 | 18 November 2021
Dashi
(21 mars – 19 prill)
Sektori juaj i parave do të përmirësohet ndjeshëm me Hënën në shenjën e zodiakut të Demit. Tani është koha e përkryer që ju të filloni të bëni një listë të asaj që duhet të hiqni dorë.
Demi
(20 prill – 20 maj)
Universi dëshiron që ju të shkëputeni nga monotonia e jetës dhe të filloni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi pozitiv. Lërini gjërat e papritura që ju ndodhin të jenë një sinjal se është koha për të ndryshuar!
Binjakët
(21 maj – 20 qershor)
Ju i keni paguar shumë kohë më parë detyrimet tuaja. Pavarësisht se keni kaluar disa ditë negative, shikojeni si një shenjë pozitive për të ardhmen dhe një dhuratë që ju ndihmon ta përfundoni vitin ashtu si dëshironi.
Gaforrja
(21 qershor – 22 korrik)
Ndonjëherë miqtë tanë janë aty për ne, dhe pastaj ka raste kur shikon përreth dhe nuk mund të gjesh asnjë person. Keni një ndjenjë të vetmisë në jetën tuaj, por duket se jeni dorëzuar ndaj realitetit dhe nuk po bëni asgjë për t’i ndryshuar gjërat.
Luani
(23 korrik – 22 gusht)
Mos u dorëzoni ende edhe pse një zë i brendshëm është duke bërtitur për ta bërë. Të gjithë kanë momente ku mendojnë se nuk munden më, por ti je një Luan me shumë guxim dhe siç të ka mësuar jeta herë pas here, ajo që nuk të vret vetëm të bën më të fortë.
Virgjëresha
(23 gusht – 22 shtator)
Nuk duhet t’i dini të gjitha përgjigjet tani. Në fakt, të mos dish do të jetë gjëja më e mirë që do të të ndodhë. Dhimbja që po kaloni tani është një dhuratë që do t’ju vendosë në një pozicion më të mirë sapo të ketë kaluar pak kohë.
Peshorja
(23 shtator – 22 tetor)
Ndonjëherë edhe ju mund të humbisni lojën kur jeni të lodhur. Jepini vetes pak kohë për të përpunuar ndjenjat tuaja dhe do të shihni që çdo vështirësi do të kalojë, jo domosdoshmërisht pa probleme, por do të kalojë!
Akrepi
(23 tetor – 21 nëntor)
Ju jeni shumë intensiv ndonjëherë, dhe ky mund të jetë një defekt i juaji. Nuk ju pëlqen të hiqni dorë dhe e urreni idenë për të lënë të shkojë diçka që mendoni se ju përket. Gjithë koha që keni investuar duhet të prodhojë një rezultat, apo jo? Ka ardhur koha që të mësoni t’i lini gjërat të shkojnë Akrep.
Shigjetari
(22 nëntor – 21 dhjetor)
Zakonet e këqija ‘vdesin vështirë’, por edhe ato të mirat. Kohët e fundit po provoni disa gjëra të reja dhe edhe pse po arrini rezultate, ka një ndjenjë bezdisëse se kjo nuk është për ju dhe nuk do të preferonit të vazhdoni jetën në këtë mënyrë.
Bricjapi
(22 dhjetor – 19 janar)
Pengesat janë ende në rrugën tuaj Bricjap, dhe ju jeni i vetmi person që mund t’i largoni ato. Është koha për të bërë një pushim sepse kohët e fundit keni punuar shumë. Lërini mënjanë të gjitha përgjegjësitë, kujdesin dhe shqetësimin tuaj.
Ujori
(20 janar – 18 shkurt)
Mund t’ju duhet të pohoni pavarësinë tuaj pak më shumë se zakonisht, dhe kjo është më e lehtë të thuhet, por jo të bëhet. Sado të përpiqeni, ndjenja e fajit për disa ngjarje të ndodhura në të kaluarën mund të godasë fort, por ju jeni rritur mjaftueshëm për të përballuar këtë emocion dhe për ta parë atë siç është në të vërtetë.
Peshqit
(19 shkurt – 20 mars)
Disa mesazhe nuk janë të destinuara për t’u thënë me zë të lartë, dhe kjo është arsyeja pse veprimi flet më shumë se fjalët. Mos hiqni dorë nga ajo që keni nisur dhe mos harroni qëllimet që i keni vendosur vetes. Kthehuni një vit më vonë për të parë se sa larg keni arritur.
Të tjera
-
Mbyllet për publikun seanca e gjykimit për sụlmin tẹrrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbyllur seanca e sotme për publikun...
-
Qeveria miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për “Lojërat M...
-
Aksion në 14 lokacione, policia arreston 20 persona
Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar aksion, nga hetuesit e Drejtorisë ...
-
Qeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor, Vitia s’i përmend emrat e anëtarëve
Qeveria e ka miratuar emërimin e një komisioni ‘ad-hoc’ për “vlerësimin profe...
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm veprimtarinë mjekësore
Është ngritur aktakuzë ndaj personave nga ana e Prokurorisë Themelore të Priz...
-
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për të gjithë ne, për ta dashur dhe mbrojtur lirinë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në prag të 28 Nëntoriy, e ka nisu...
-
“Fitorja nuk flet me dajën e saj”, “Nuk e ka parë nipin në 50 vitet e fundit”,”, si ishte këṛcënuar gazetarja e Infokusit nga nipi i Besnik Bislimit
Partia e shpresës që për afro 4 vite mandat u kthye edhe në parti të punësime...
-
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje të një fabrike për prodhimin e municionit
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se ka n...
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Kam lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, rrënjët e mia janë arbëreshe
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari origjinën ...
-
Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale
Dokumentarin e Driton “Toni” Kukës “SENSEI”, e ka parë edhe ambasadori amerik...
-
Arrestohet në Lipjan shtetasja e Shqipërisë me urdhërarrest ndërkombëtar
Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkomb...
-
Në përvjetorin e 112-të të pavarësisë së Shqipërisë ngrihet flamuri shqiptar në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling ...