“Mezi presim të dëgjojmë idetë tuaja se si mund të nxisim një botë më demokratike”, letra e plotë e Biden për Presidenten Osmani
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 15 November 2021
Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden i ka dërguar ftesë presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga vetë ai, në dhjetor të këtij viti.
Në letrën që Biden i ka dërguar Osmanit thuhet se “ne e njohim dhe e vlerësojmë partneritetin tuaj në punën për të ndërtuar demokraci dhe shoqëri që respektojnë të drejtat e njeriut që lejojnë të gjithë qytetarët të lulëzojnë”.
Më tej presidenti i ShBA-ve shton se “mezi presim të ndajmë detaje shtesë së shpejti dhe të dëgjojmë idetë tuaja se si mund të nxisim një botë më demokratike, të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”.
Letra e plotë e presidentit Biden dërguar presidentes Osmani:
E nderuara zonja Presidente,
Në emër të popullit amerikan, ju dërgoj urimet më të mira për ju dhe popullin e Republikës të Kosovës. Ne e njohim dhe e vlerësojmë partneritetin tuaj në punën për të ndërtuar një demokraci dhe shoqëri që respekton të drejtat e njeriut dhe që lejojnë të gjithë qytetarët të përparojnë. Në një moment me sfida të rëndësishme dhe mundësive të mëdha, është më e rëndësishme se kurrë për demokracitë që të dëshmojnë që ne mund të ofrojmë ndryshime për nevojat e qytetarëve tanë dhe të adresojmë sfidat globale.
Prandaj, kam kënaqësinë t’ju ftoj të merrni pjesë në një Samit virtual për Demokracinë, më 9-10 dhjetor 2021. Po ftoj krerët e shteteve dhe qeverive, liderë të tjerë qeveritarë, dhe zëra nga biznesi dhe organizatat joqeveritare për t’u bashkuar me mua për të ndërmarrë veprime që të forcojmë demokracinë dhe të jemi kundër autoritarizmit, të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë respektim të drejtave të njeriut. Mezi presim të ndajmë detaje shtesë së shpejti dhe të dëgjojmë idetë tuaja se si mund të nxisim një botë më demokratike, të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Si një vend që vazhdimisht përpiqet të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë këtë në Samitin për Demokraci në frymën e mësimit të ndërsjellë.
Së bashku, ne do të nisim punën e nevojshme për të formuar një të ardhme të begatë dhe paqësore të ndërtuar mbi respektin për të drejtat dhe aspiratat e të gjithë njerëzve. Mezi pres t’ju mirëpres dhe të bashkohem me ju në këtë përpjekje.
Të tjera
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...