Lajme

Arianit Kocit i vjen një thirrje e papritur gjatë ditës së sotme/Ja kush e telefonoi

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 14 November 2021

Avokati Arianit Koci përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar rreth një thirrje që ka pranuar gjatë ditës së sotme.

Ai tregon që dikush e ka thirr në telefon për ta pyetur nëse ka votuar, përcjell “Bota sot”.

Koci thotë se në momentin që e pyeta se kush ishte dhe për çfarë qëllimi i duhet kjo informatë, ajo e ka mbyllur telefonin.

-Advertisement-

Kjo sjellje sipas avokatit është e turpshme dhe tregon që kemi probleme serioze.

Postimi i plotë

“Mirëdita. A keni votuar sot?” – po më thotë një zë femre në telefon.

Intonacioni i zërit ishte, thuajse kam obligim me u përgjigjë.

Më fal i thashë, i kam 3 pyetje para se me u përgjigjë:

– Kush jeni ju;

– Kush ja u ka dhënë numrin;

– Për çfarë qëllimi po ju nevojitet kjo informatë.

E ndali telefonin, pa fije respekti.

Kemi probleme serioze.

Kultura dhe kurtoazia elementare mësohet në fëmijëri.

E pa te, është e kotë shkollla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera