Arifi kundër “Ballkanit të Hapur”: Problemet e Luginës i zgjidh vetëm marrëveshja Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 13 November 2021
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi po mbështet Qeverinë e Kosovës për mospjesëmarrje në nismën rajonale “Ballkani i Hapur”. Arifi thotë se kjo nismë nuk është për një Ballkan të hapur pasi Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës
I pari i Bujanocit përkrah Qeverinë e Kosovës edhe për vendosjen e masës së reciprocitetit në targa me Serbinë, derisa kërkon reciprocitet edhe në çështjet e tjera.
Ai shprehet i bindur se situata e qetë që po mbretëron aktualisht është për shkak të kontrollimit të veriut nga Serbia, në të kundërtën thotë se kjo e fundit do të fillonte shtypjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Situata momentale në Luginë të Preshevës është e brishtë si në aspektin politik, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Në aspektin politik, ndikon shumë se si janë duke shkuar bisedat në Bruksel mes palës së Kosovës dhe palës së Serbisë. Në aspektin ekonomik, qeveria e Serbisë nuk ka ndonjë vullnet që të zhvillohet ajo pjesë e territorit. Ne shpresojmë dhe besojmë që shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar dhe pastaj shpresoj që situata do të normalizohet”, thotë ai.
Ai tregon ndikimin që pati për qytetarët e Luginës vënia e reciprocitetit në targa me Serbinë.
“Kohët e fundit kemi pasur situata jo dhe aq të lakmueshme në pjesën tonë. Momenti kur ka filluar të implementohet reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të veturave. Ne e kemi mbështetur atë vendim. Shpresoj se do të përdoret ai reciprocitet edhe në lëmi tjera, sidomos në nustrifikimin e diplomave sepse një numër i të rinjve pasi kryejnë fakultetin në universitete të Kosovës, Serbia nuk i pranon… Situata për momentin është e qetë në atë drejtim derisa Serbia kontrollon pjesën e veriut. Momentin që e humb këtë privilegj, atëherë Serbia do të përdorë edhe forcën për të shtypur shqiptarët edhe më tutje në Luginë të Preshevës”, shton Arifi.
Ndërkohë që e sheh të drejtë vendimin e Kosovës për të mos qenë pjesë e nismës rajonale “Ballkani i hapur”.
“Kjo iniciativë për ‘Ballkanin e hapur’, ende nuk kemi dëgjuar ndonjë program të posaçëm se çka prodhon. Unë personalisht nuk e përkrahi. Përderisa Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet të pavarur atëherë nuk kemi të bëjmë me një ‘Ballkan të hapur’ sepse për të shkuar në Serbi duhet të kalohet përmes Kosovës”, thotë ai.
Ai flet edhe për situatën me pandeminë, për çka thotë se përkundër vështirësive që kanë, ia kanë dalë që të menaxhojnë mirë me pandeminë.
“Sa i përket situatës me pandeminë, e kemi situatën nën kontroll dhe… Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka ranguar komunën e Bujanocit në mesin e pesë komunave që kanë punuar dhe qytetarët kanë marrë vaksinën, qoftë te parën, të dytën apo edhe të tretën. Kështu që, në këtë drejtim jemi duke e menaxhuar situatën shumë mirë”, shprehet ai./KP/
Të tjera
-
Ambasadori finlandez: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do bëhet realitet
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, beson shumë se edhe Kosova ...
-
Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar regres alar...
-
Erdogan e quajti Netanyahun “Hitler”, Turqia ndalon tregtinë me Izraelin! Kryeministri Izraelit: Ai po mban në burg gazetarë e kryen gjenocid ndaj…
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të ofensivës së ...
-
Aksident i frikshëm! Shoferi harroi të vendoste frenat e dorës, kamioni pa kontroll plagos 29 nxënës/PAMJE
Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vj...
-
Avokatët e ish-presidentit Trump fillojnë sulmin ndaj ish-avokatit të tij Michael Cohen
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin ...
-
Publikohet raporti për performancën e qeverisë rreth prokurimit
Initiativa për Progres (INPO) sot do të publikojë raportin “Performanca e Qev...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA. Me 28 vota pro, 24 kun...
-
Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misio...
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...