Sport

Kosova U21 mposhtet nga Drenica në miqësore

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 11 November 2021

Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me skuadrën e Superligës së Kosovës, Drenicën.

“Dardanët” kanë pësuar disfatë me rezultat minimal 1-0 dhe golin e vetëm e ka shënuar Erdin Dushi pas vetëm tre minutave lojë, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, Drenica është duke kaluar një formë shumë të mirë të rezultateve duke luftuar për titull në këtë sezon të Superligës kua ka grumbulluar 20 pikë pas 13 xhirove, katër më pak se lideri i tabelës, Ballkani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera