Kush janë tetë senatorët që i kërkuan sqarime Bidenit për shtetet që i ftoi në Samitin për Demokracinë
Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 11 November 2021
Tetë senatorë amerikanë i kanë dërguar letër presidentit Joe Biden, për t’i kërkuar sqarime lidhur me kriteret që janë përdorur për të ftuar shtetet në Samitin për Demokracinë që do të mbahet pas një muaji, ku nuk u ftua Kosova. Por, kush janë këra senatorë?
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Mendez së bashku me shtatë senatorë të tjerë i kanë dërguar letër presidentit Joe Biden duke kërkuar qartësi më të madhe dhe transparencë në lidhje me kriteret që janë përdorur për të ftuar shtetet në Samitin për Demokracinë që do të mbahet pas një muaji.
Në letrën që senatorët i kanë dërguar presidentit Biden thuhet se cilat shtete ftohen dërgon sinjal të fuqishëm mbi vlerat dhe praktikat që SHBA-ja beson se e përbëjnë demokracinë.
Kjo letër mbanë nënshkrimet e Robert Menedez, Tim Kaine, Brian Schatz, Ron Ëyden, Benjamin L. Cardin, Sheldon Ëhitehouese, Jeffrye A.Merkley dhe Sherrod Broën.
“ Së pari ne kërkojmë më shumë qartësi dhe transparencë lidhur me kriteret për selektimin e qeverive që janë ftuar të marrin pjesë në Samit. Kë ne e ftojmë dërgon një sinjal të fuqishëm lidhur me vlerat dhe praktikat që ne besojmë se e përbëjnë një demokraci. Derisa demokracinë marrin shumë forma dhe disa shtetet janë në vështirësi për të konsoliduar institucionet dhe praktikat demokratike, ne duhet të jemi të qartë se pse e kemi ftuar secilën qeveri pjesëmarrëse. Ju lutemi të na dërgoni një listë me shtetet e ftuara dhe kriteret që janë përdorur për të përcaktuar se përse secila e ka merituar ftesën”, thuhet në letrën e senatorëve.
Ndryshe, Kosova ka mbetur jashtë listës së shteteve të ftuara nga presidenti Biden për të marrë pjesë në Samitin për Demokracinë.
Mosftesa e Kosovës u pa si këmbanë alarmi për shtetin që ShBA-në e ka sponsorin kryesor të shtetësisë.
Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, të organizuar më 9 dhe 10 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Të tjera
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...