Kaos në kufirin me BE-në, emigrantët të “armatosur” me sëpata hyjnë në Poloni
Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 10 November 2021
Tensionet janë rritur ditët e fundit në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, ku emigrantët po përpiqen të arrijnë në Bashkimin Evropian, shkruajnë mediat botërore.
Të martën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki e përshkroi krizën e refugjatëve në kufirin me Bjellorusinë si një lloj të ri lufte dhe pjesë e një “sulmi të koordinuar”, duke akuzuar palën bjelloruse për lirimin e qëllimshëm të emigrantëve.
Nga ana tjetër, Minsku zyrtar konsideron se janë të pabaza akuzat e Varshavës se ushtarët bjellorusë po kalojnë kufirin me Poloninë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse mohoi akuzat e presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, në lidhje me krizën në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë.
Lexo edhe: Ish-marinsi amerikan i burgosur në Rusi futet në grevë urie
“Ajo që dëgjojmë nga Varshava është befasuese. Ajo shkon përtej kufijve të mirësjelljes dhe arsyes së shëndoshë. Unë po flas për akuzat kundër vendit tonë dhe vlerësimin e situatës në kufi. Është e pamundur të gënjesh në këtë mënyrë,” tha Ministria e Jashtme ruse.
Mediat raportojnë se, emigrantët shkatërruan gardhet dhe barrierat në kufi. Disa emigrantë u kapën dhe u kthyen në territorin e Bjellorusisë, ndërsa të tjerët mbetën në arrati.
Të tjera
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...