Lajme

Vuçiq thotë se Kosova do të tentojë ta vendos nën kontroll trafostacionin e Valaqit në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 05 November 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se pret që autoritetet në Kosovë ta marrin nën kontrollë trafostacionin e rrymës në Valaq afër Zveçanit, sipas tij nën pretekstin për tarifim të energjisë elektrike në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë shumicën, shkruan N1.

Vuçiqi ka thënë se pret që kjo të ndodhë pas datës 6 nëntor.

Unë thashë që është e mundur që kjo do të ndodhë nga 6 nëntori, shkaku i qëndrimit të operatorëve atje, duke kërkuar arsye për pagesën e rrymës në veri. Këtë unë gjithsesi do ta shfrytëzoj në një moment të caktuar për të arritur qëllime politike që s’kanë të bëjnë me energji”, tha ai.

-Advertisement-

Vuçiq tha se Prishtina do ta zgjedhë momentin, por që shpreson të mos e bëjë atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera