Sport

Messi probleme me gjurin, fluturon drejt Madridit!

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 05 November 2021

Dëshiron të rikthehet në fushë dhe të shënojë për PSG-në dhe për Argjentinën. Bëhet fjalë për Lionel Messin, që është kapur në Madrid, ku po i nënshtrohet një kurimi të veçantë pas problemit që pati me gjurin.

Pasi mungoi ndaj Leipzigut në Champions League dhe u zëvendësua në pushimin e ndeshjes së Ligue 1 kundër Lille, 6 herë fituesi i Topit të Artë është zhvendosur orët e fundit në Spanjë për të filluar rehabilitimin në klinikën e fizioterapisë rigjeneruese TVA.

Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, sulmuesi i PSG-së, është i shoqëruar nga shoku i skuadrës, Leandro Paredes, dhe nga anëtarët e stafit mjekësor të kombëtares argjentinase, që duan të verifikojnë gjendjen e “yllit” të skuadrës së tyre.

-Advertisement-

Për Messin bëhet fjalë për një rikthim në të kaluarën, pasi ka qenë edhe më parë pacient i doktorit Joaquin Juan, themelues i kësaj qendre mjekësore, që ishte angazhuar me Messin në vitin 2015, kur argjentinasi pati probleme me ligamentet e gjurit. Mjeku në të kaluarën ka kuruar dhe Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin, si dhe legjendën e basketbollit, Pau Gasol.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera