“Ra kjo video e nuk do ta votoj”, ironia me Përparim Ramën që Arben Vitisë iu kthye në kundër-fushatë
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 04 November 2021
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia vendosi që përmes një videoje të tregonte për planin e tij për parkun e ri në mes të kryeqytetit, që sipas tij, do të përfshinte disa lagje.
Mirëpo, një pjesë e videos ku ai vendosë “me shaka” të ironizojë me kundër kandidatin e tij nga LDK-ja me të cilin janë në balotazh, Përparim Ramën, ka bërë që kjo video për fushatë, Vitisë, t’i kthehet në kundër-fushatë.
Në video shihet Vitia i cili qesh derisa flet në video promocionale: “Do ta rrënojmë Pallatin e Rinisë.., do ta rrënojmë stadiumin…” duke qeshur e imituar Ramën.
Pjesa e videos ku ai qeshet me deklaratat e kundërkandidatit dhe ironizon me planin e tij që kishte gjatë fushatës i ka sjellë shumë komente negative, kandidati të LVV-së.
Të shumtë janë qytetarët që kanë dalë kundër Vitisë e kundër kësaj mënyrë të bëri fushatë, siç e përdori ai duke e quajtur negative, të panevojshme, të tepruar, fëmijërore, bullizuese e plot epitete të tjera.
Në vazhdim mund të shihni disa nga këto komente, pasi është e pamundur të përfshihen të gjitha komentet negative drejtuar në profilin e Vitisë.
Njëri nga komentet që ka bërë një qytetar është përmendja e cdo punë të mirë por edhe të keqe që ka bërë Vitia gjatë mandateve në institucionet shtetërorë, derisa ka thënë se ai nuk duhet ti trajtojë qytetarët si dele.
Një tjetër koment është ai i një qytetari që e quan gabim trashanik videon ironizuese të Vitisë, duke thënë se në këtë formë ai po e pranon kundër kandidatin e tij si ‘njëshi’ për Prishtinën.
Derisa nuk kanë munguar komentet ku kjo pjesë e videos konsiderohet edhe bullizuese dhe Vitia konsiderohet si nxënës i shkollave që bullizojnë fëmijët e tjerë për deklaratat e tyre.
E pati edhe qytetarë të cilët thanë se kjo video ka ndikuar që ata të mos e votojnë Arben Vitinë në zgjedhjet e balotazhit.
Kujtojmë se me 14 nëntor Përparim Rama dhe Arben Vitia do të përballen në zgjedhjet e balotazhit.
Derisa në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Vitia doli i pari me 42,54% të votave ndërsa Përparim Rama pati 29,17% të votave në Prishtinë.
Në vazhdim mund të shihni komente të tjera në videon e Vitisë që iu kthye “boomerang” kundër tij./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...