Lajme

Arrestohen pesë kamerierë në Prizren, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 03 November 2021

Pesë kamerierë janë arrestuar në Prizren gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Infokus.

Të arrestuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, gjegjësisht pesë të dyshuarit po shpërndajnë para të falsifikuara metalike prej dy euro.

Gjatë kontrolleve të realizuara ndaj personave të dyshuar T.P. 21 vjeç, V.Z. 19 vjeç, A.P 22 vjeç, L.E. 27 vjeç, B.B. 23 vjeç, janë siguruar prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin se, të pesë personat kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 i KPRK-së.

-Advertisement-

“Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– Njëqind e nëntëdhjetë e pesë (195) para metalike nga dy (2) euro (të dyshuara si të falsifikuara) dhe

– Pesë (5) telefona mobil të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bazuar në dëshmitë dhe të gjeturat, të njëjtit dyshohet se janë kryerës potencial të kësaj vepre, ku vetëm gjatë muajit tetor 2021, kanë shkëmbyer herën e parë 300.00 EUR origjinal të fituara për 400.00 EUR false, që i kanë shpërnda, herën e dytë 200.00 EUR origjinal për 300.00 EUR false, si dhe herën e tretë 400.00 EUR origjinal për 550.00 EUR false. Të pesë të dyshuarit në bashkëpunim, me qëllim të përfitimit material, kanë shpërnda para të falsifikuara dhe paratë origjinale të fituara nga vepra penale “Falsifikim i parasë”, i kanë ndarë në pjesë të barabarta, në pesë pjesë.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, me vendim për ndalim nga prokurori kompetent, të pesë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera