Lajme

Përfundon seanca e gjykimit ndaj Mustafës, nesër dëgjohet sërish dëshmitari i pestë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 02 November 2021

Ka përfunduar vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjykatësja njoftoi se nesër në mëngjes do të vazhdojë sërish dëshmia e dëshmitarit të pestë në rastin kundër Salih Mustafës.

Dëshmitari do të merret nesër në pyetje nga trupi gjykues.

-Advertisement-

Fillon vazhdimi i gjykimit ndaj Salih Mustafës

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përpos që ishte i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale ishte edhe i pari ndaj të cilit në Dhomat e Specializuara në Hagë nisën gjykimin.

Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, por ai ka mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera